Ndërlidhjet

Osetia Jugore hedh poshtë planin e BE-së


Osetia Jugore, rajon i Gjeorgjisë që kërkon shkëputjen, ka hedhur poshtë planin e BE-së që ofronte negociata në Bruksel për zgjidhjen e konfliktit mes Osetisë Jugore dhe Tbilisit.

Gjatë ditës shefi i diplomacisë ruse zbuti kritikat ndaj planit gjerman, që synon zgjidhjen e konfliktit mes Gjeorgjisë, Abkazisë e Osetisë Jugore.

Gjeorgjia ka hedhur poshtë elementët kyçë të planit gjerman, kurse Abkazia e cilësoi planin si "të papranueshëm".
XS
SM
MD
LG