Ndërlidhjet

Brown takon liderët izraelitë e palestinezë


Kryeministri britanik Gordon Brown filloi vizitën dy ditëshe në Izrael dhe në territoret palestineze, pas asaj që kishte zhvilluar në Irak.

Në udhëtimin për nder të 60 vjetorit të krijimit të shtetit modern izraelit, Brown takohet sot me presidentin e Izraelit Shimon Peres dhe kryeministrin Ehud Olmert. Pasdite, në Bregun Perëndimor, ai do të zhvillojë takime edhe me presidentin palestinez Mahmoud Abbas dhe kryeministrin Salam Fayyad.

Brown do t'i drejtohet nesër edhe parlamentit izraelit.


XS
SM
MD
LG