Ndërlidhjet

Bagdad: Deklarata e kryeministrit al-Maliki është keqkuptuar


Një zëdhënës i qeverisë së Irakut tha se deklarata e djeshme e kryeministrit Nuri al-Maliki, se ai personalisht e mbështet propozimin nga kandidati për president amerikan, Barack Obama, për tërheqjen e trupave të Shteteve të Bashkuara brenda 16 muajsh, është keqkuptuar.

Ky zëdhënës shpjegoi se komentet e al-Malikit në gazetën gjermane Der Speigel ishin përkthyer në mënyrë jokorrekte nga gjuha arabe.

Sipas tij, deklaratat e Nuri al-Maliki ose të pjesëtarëve të tjerë të qeverisë,nuk do të duhej të konsideroheshin si mbështetje për ndonjërin prej dy kandidatëve prë president të Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG