Ndërlidhjet

Beograd: Propozohet kthimi i ambasadorëve në vendet e BE-së, por jo në SHBA


Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, tha se do të propozoj që ambasadorët e Serbisë të kthehen në vendet e Bashkimit Evropian, por jo edhe në vendet e tjera, që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Ai paralajmëroi se këtë propozim do t'ia paraqesë qeverisë gjatë javës së ardhshme dhe shpreson se për këtë çështje do të arrihet "vendim pozitiv unanim".

Serbia i ka tërhequr ambasadorët e vet nga të gjitha shtetet, që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG