Ndërlidhjet

logo-print

Shtëpia e Bardhë: Nesër presidenti Bush takohet me delegacionin e Kosovës


Presidenti amerikan, George Bush, nesër në Shtëpinë e Bardhë, takohet me delegacionin e lartë të Kosovës, që përbëhet nga presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i jashtëm, Skender Hyseni.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, pritet që në këtë takim, fokusi do të jetë në reformat demokratike në Kosovë.

Të premten, delegacionii lartë i Kosovës u takua me sekretaren amerikane të shtetit, Condoleezza Rice.
XS
SM
MD
LG