Ndërlidhjet

Obama: Situata në Afganistan – e rrezikshme dhe urgjente


Kandidati demokrat për president amerikan, Barack Obama, situatën në Afganistan e ka vlerësuar "të rrezikshme dhe urgjente" dhe tha se ky shtet duhet të jetë në fokus të luftës kundër terrorizmit.

Këto komente zoti Obama i bëri gjatë një interviste në rrjwetin televiziv amerikan CBS.

Transmetimi i intervistës u bë në kohën kur në Kabul, Barack Obama u takua me presidentin e Afganistanit, Hamid Karzai. Ata diskutuan për terrorizmin, korrupsionin dhe drogën.

Një zëdhënës afgan tha se zoti Obama është shprehur i përkushtuar për ta vazhduaer luftën kundër terrorizmit me "energji të plotë".
XS
SM
MD
LG