Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë: Bush takohet me delegacionin e Kosovës


 George W. Bush
George W. Bush

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush, në Shtëpinë e Bardhë, (në orën 19:00), takon delegacionin e lartë të Kosovës, që përbëhet nga presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, pritet që në këtë takim, fokusi do të jetë në reformat demokratike në Kosovë.

Të premten, delegacioni i lartë i Kosovës u takua me Sekretaren amerikane të Shtetit, Condoleezza Rice. Zonja Rice tha se takimi i saj me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi ishte moment historik:

“Është një moment historik. Jam shumë e kënaqur të qëndroj këtu me presidentin dhe kryeministrin e Kosovës së re të pavarur. Populli i Kosovës ka një rrugë të gjatë para vetes për të ndërtuar demokracinë e tij multi-etnike, por nëse muajt e parë pas pavarësisë janë çfarëdo indikacioni, atëherë ata kanë vullnet, dedikim, përkushtim dhe aftësi për ta bërë këtë. Gjatë bërjes së kësaj, ata do ta kenë mbështetje të fortë nga Shtetet e Bashkuara”, tha Condoleezza Rice.

“Kemi objektiv që të ndërtojmë një Kosovë të vlerave më sublime demokratike dhe atdhe i të gjithëve”, tha presidenti Sejdiu.

Kryeministri Thaçi tha të premten, pas takimit me sekretaren Rice, se Kosova është vend i paqes dhe se tashmë ka marrëdhënie të mira me fqinjët e saj. Ai falënderoi Shtetet e Bashkuara për mbështetjen dhënë qeverisë së re për të bërë reforma të brendshme.

Të premten delegacionin e Kosovës e priti edhe sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates.

XS
SM
MD
LG