Ndërlidhjet

Obama po viziton Irakun


Kandidati presidencial amerikan, Barack Obama ka arritur në Bagdad, si pjesë e turneut të tij në Lindjen e Mesme dhe në Evropë.

Obama pritet të takojë kryeministrin irakian Nuri al Maliki si dhe komandantin e trupave amerikane David Petraeus.

Obama ka kërkuar tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku 16 muaj pas ardhjes së tij në detyrën e presidentit, nëse del fitues në garën presidenciale të nëntorit.

Senatori demokrat mbërriti në Irak nga Afganistani, ku u takua me trupat amerikanë dhe me zyrtarët më të lartë afganë.
XS
SM
MD
LG