Ndërlidhjet

Irak: Obama takohet me Al Malikin


Kandidati presidencial amerikan, Barack Obama ka arritur në Bagdad, si pjesë e turneut të tij në Lindjen e Mesme dhe në Evropë.

Burimet irakiane njoftojnë se Obama është takuar me kryeministrin irakian, Nuri al Maliki menjëherë pasi ka arritur në Bagdad. Obama pritet të takojë dhe komandantin e trupave amerikane David Petraeus.

Obama ka kërkuar tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku 16 muaj pas ardhjes së tij në detyrën e presidentit, nëse del fitues në garën presidenciale të nëntorit.

Senatori demokrat mbërriti në Irak nga Afganistani, ku u takua me trupat amerikanë dhe me zyrtarët më të lartë afganë.
Senatori Obama do të vizitojë edhe Jordaninë, Izraelin, Gjermaninë, Francën dhe Britaninë gjatë kësaj jave.
XS
SM
MD
LG