Ndërlidhjet

FT: "Turpi i Sofjes"


"Financial Times"

Përpjekjet e pamjaftueshme të Bullgarisë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin tashmë janë bërë publike për gjithë botën, duke shkaktuar zemërim dhe turp në Sofje.

Në një raport që doli në media javën e kaluar, Komisioni Evropian me një gjuhë shumë të ashpër, të pazakontë në komunikimin me një shtet anëtar, thoshte se "korrupsioni në nivele të alrta dhe krimi i organizuar" kanë shkaktuar probleme në dobësimin e përgjithshëm të administratës dhe sistemit juridik.

Në një tjetër dokument, gjithashtu të publikuar nga mediat, komisioni antikorrupsion i Komisionit Evropian akuzonte grupe biznesi me lidhje kriminale se janë përpjekur të keqpërdorin fondet e Bashkimit Evropian në procesin e para anëtarësimit. Autoritetet bullgare dështuan t'i trajtonin rastet seriozisht.

Të dyja raportet e paraqitura në media ishin ende propozime, që pritet t'i paraqiten ministrave të jashtëm të BE-së në takimin e kësaj jave. Ministrat duhet të qëndrojnë pas akuzave në këto raporte dhe të kërkojnë llogari nga Sofja veçanërisht për akuzat lidhur me fondin prej 1 miliard eurosh, që njihet si fond i para anëtarësimit.

Duket jo e drejtë që të sulmohet keqaz një vend i ri anëtar i BE-së kur dihet se vende të tjera anëtare, në vitet e shkuara janë akuzuar për keqpërdorime me shuma edhe më të mëdha, të fondeve të Bashkimit Evropian. Greqia është një nga vendet që ka keqpërdorur fondet, por ndaj saj nuk u morrën masa kaq radikale. Sanksionet e mundnshme do të godasin rëndë Sofjen kur dihet se fondet e përfshira në skandal duhet të përdoren deri në fund të vitit, në të kundërt do të humbin.

Por dallimi është se Bullgarisë dhe Rumanisë iu bë e qartë kur u anëtarësuan në janar të 2007 se duhet të luftojnë korrupsionin. Të dyja vendet janë nën një sistem të posaçëm mbikqyrje. Rumania megjithë vështirësitë duket se e ka kënaqur Komisionin Evropian, së paku ka kaluar pragun. Bullgaria nuk ka punuar si duhet dhe duhet të paguajë çmimin.

Ndikimi më i madh në rast se fondet do të humbasin do ta pësojnë projektet e infrastrukturës. Pasojat në rrafshin politik do të jenë edhe më të mëdha, kur dihet zemërimi i publikut për turpërimin që iu bë vendit. Rritja e zemërimit mund të shkaktojë dhe zgjedhje të parakohshme. Duke filluar nga presidenti, kryeministri e me rradhë duhet të rishohin pozicionet e tyre.

Nga zgjedhjet e parakoshshme mund të dalin fitues ekstremistët politik. Brukseli duhet ta theksojë se nuk ka vënë në gjykim gjithë kombin, por politikanët drejtues, zyrtarët dhe gjyqtarët. Gjithashtu Brukseli duhet të premtojë ndihmë për reformat në drejtësi në momentin që Sofja vendos të ndryshojë.

Megjithatë Bashkimi Evriopian duhet të mbajë këtë linjë politike. BE-ja mund të funksionojë si duhet vetëm nëse rregullat respektohen nga të gjithë. Votuesit dyshues ndaj zgjerimit do të binden për meritat e këtij procesi vetëm nëse vendet anëtare, të reja apo të vjetra, i qëndrojnë standardeve të përbashkëta.
XS
SM
MD
LG