Ndërlidhjet

Jerusalem: Brown i dënoi kërcënimet e presidentit iranian ndaj Izraelit


Kryeministri britanik, Gordon Brown, i ka tërhequr vërejtjen Iranit se ballafaqohet me izolim në rritje nëse e refuzon ofertën e fuqive kryesore lidhur me mospajtimet për programin bërthamor iranian.

Në fjalimin e parë të një kryeministri britanik në Parlamentin izraelit, zoti Brown poashtu i dënoi kërcënimet e presidentit iranian, Ahmadinejad, ndaj Izraelit.

Mëtutje ai u shpreh:

- Irani duhet të zgjedhë: ta suspendoj programin e tij të armatimit atomik dhe ta pranoj ofertën tonë të negociatave, ose të ballafaqohet me izolim në rritje dhe përgjigjje kolektive, jo vetëm nga një shtet por nga të gjitha vendet e botës, tha kryeminsitri Brown.

Britania dhe pesë fuqitë e tjera botërore i kanë ofruar Iranit stimulime financiare dhe diplomatike për ta ndalur pasurimin e uraniumit, nga i cili, Perëndimi dyshon se paraqet mbulesë për prodhimin e armatimit.

Sekretarja amerikane e shteit, Condoleezza Rice tha se Teherani i ka edhe dy javë për të dhënë përgjigjje serioze te ndërkombëtarët ose ballafaqohet me "masa të mëtejme ndëshkuese".
XS
SM
MD
LG