Ndërlidhjet

Arrestohet Radovan Karaxhiq


Presidenti i serbëve të Bosnjes gjatë luftës atje Radovan Karaxhiq është arrestuar mbrëmë, në Serbi.

Ai është ndër të kërkuarit kryesor të Tribunalit të Hagës për krime gjatë luftës në Bosnje, në vitet 1992-95.

Presidenti i Serbisë Boris Tadiq përmes një komunikate njoftoi se Karaxhiqi është arrestuar mbrëmë "në aksionin e shërbimeve serbe të sigurisë".

Bashkimi Evropian tha se arrestimi "ilustron përkushtimin e qeverisë së re në Beograd për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit"

Shtëpia e Bardhë e cilësoi arrestimin "demonstrim i rëndësishëm i vendosmërisë së qeverisë së Serbisë për të bashkëpunuar me Gjykatën Ndërkombëtare për Krime në ish Jugosllavi".

Karaxhiq është akuzuar dy herë për gjenocid: për rrethimin 43 muajsh të Sarajevës që mori jetën e 12.000 personave dhe për përgatitjen e masakrës së Srebrenicës, në vitin 1995, ku u vranë rreth 8.000 persona.
XS
SM
MD
LG