Ndërlidhjet

Debat në KS të OKB për Abkazinë dhe Osetinë


Rusia dhe Gjeorgjia shkëmbyen polemika në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ambasadori i Gjeorgjisë në OKB, Irakli Alasania tha pas takimit të mbyllur të Këshillit të Sigurimit se shumica e vendeve anëtare e kanë mbështetur fuqishëm integritetin territorial të Gjeorgjisë dhe kanë dënuar cënimin e hapësirës ajërore të këtij vendi nga Rusia.

Debati u zhvillua me kërkesë të Gjeorgjisë. Amabsadori rus Vitalij Çurkin kishte kërkuar nga Tbilisi që të ndal "aksionet provokative" dhe të zbus tensionet në rajonet pro ruse që kërkojnë shkëputjen, Abkazi dhe në Osetinë Jugore.

XS
SM
MD
LG