Ndërlidhjet

Sarajevë: Kremtohet arrestimi i Karaxhiqit


Rrugët e Sarajevës u mbushën sot në mëngjes me turmat që këndonin dhe brohorisnin, derisa myslimanët e Bosnjes kremtonin arrestimin e Radovan Karaxhiqit.

Lajmi për arrestimin e ish liderit të serbëve të Bosnjes u përhap menjëherë mbrëmë në kryeqytetin e Bosnjes.

Kremtime të njëjta u bën edhe në qytetet tjera të vendit.

Karaxhiq do të ballafaqohet me 15 akuza për krime lufte, përfshirë: gjenocidin, vrasjet dhe aktet jonjerëzore të kryera gjatë luftës në Bosnje, në vitet 1992-1995.

Ish shefi i ushtrisë së serbëve të Bosnjes, gjenerali Ratko Mlladiq, gjithashtu i akuzuar për krime lufte, mbetet ende në liri.
XS
SM
MD
LG