Ndërlidhjet

Gjukanoviq: Lidhur me njohjen e Kosovës vendosin organet shtetërore


Kryeministri Millo Gjukanoviq tha se lidhur me njohjen e Kosovës do të vendosin organet kompetente shtetërore të Malit të Zi.

"Çfarë do të jetë qëndrimi ynë final, do të vendosin organet shtetërore kur për këtë të vijë koha" tha ai dhe shtoi se "a do të jetë kjo në gusht, në tetor ose ndonjë muaj tjetër, do të varet nga interesat tonë".

Ai mëtutje u tha gazetarëve se nuk ka presione nga Shtetet e Bashkuara që Mali i Zi ta njohë Kosovën.

"Politikën tonë shtetërore e përcaktojnë interesat tonë", tha kryeministri Gjukanoviq.
XS
SM
MD
LG