Ndërlidhjet

Schwartz: Duke e shfrytëzuar Kubën, Rusia e kalon "linjën e kuqe"


Gjenerali Norton Schwartz, nga Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara, tha se Rusia do ta kalonte "linjën e kuqe" nëse fillon shfrytëzimin e Kubës si bazë për bombarduesit atomikë rusë.

Ai këto komente i bëri gjatë seancës së dëgjimit në Senatin amerikan, ku po shqyrtohet nominimi i tij për postin e komandantit të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara.

Mediat ruse kanë raportuar këtë javë se Moska ndoshta do ta shqyrtoj mundësinë që me aeroplanat bombardues të saj të fluturoj në Kubë, si përgjigjje ndaj planeve amerikane për vendosjen e sistemit mbrojtës raketor në Poloni dhe Çeki.
XS
SM
MD
LG