Ndërlidhjet

Obama: Izraeli do të jetë top prioritet


Barack Obama u zotua të forcojë lidhjet me Izraelin dhe të konsiderojë prioritet kryesor sigurinë e këtij vendi, në rast se zgjedhet president i SHBA-ve.

Kandidati i Partisë Demokratike i bëri komentet gjatë takimit me presidentin e Izraelit Shimon Peres. Obama do të vizitojë edhe Bregun Perëndimor dhe do të takohet me presidentin palestinez Mahmud Abbas.

Gjatë turneut, Obama ka vizituar Afganistanin, Irakun dhe Jordaninë. Gjatë javës, ai do të qëndrojë në Gjermani, Britani dhe në Francë.
XS
SM
MD
LG