Ndërlidhjet

logo-print

WP: "Fytyra e së keqes"


Richard Holbrooke

Duke qëndruar me Sllobodan Millosheviqin në verandën e vilës qeveritare në periferi të Beogradit, vërejta dy persona që po dilnin nga mercedesët dhe në dritën e muzgut po drejtoheshin nga ne. Ndjeva shkundje që përshkoi trupin tim. Nuk ishte gabim: ishin ata: Ratko Mlladiq në veshje luftarake dhe trupngjeshur dhe Radovan Karaxhiq – i gjatë, në kostum, me flokët e tij të egra, të bardha, por të qethura mirë.

Këto pamje më janë rikthyer në kujtesë, në ditën e arrestimit të Radovan Karaxhiqit.

"Ishte rreth orës 17.00, të datës 13 shtator 1995, kur u shënua kulmi i luftës në Bosnje. Më në fund pas viteve të përgjigjes së dobët të perëndimit dhe OKB-së për agresionin serb dhe pastrimin etnik të myslimanëve dhe kroatëve në Bosnje, bombardimet e NATO-s të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara i çuan serbët në defanzivë."

Millosheviqi, Mlladiqi dhe Karaxhiqi ishin shkaku kryesor i asaj lufte. Mlladiqi dhe Karaxhiqi, në shtator të '95-ës veç ishin të akuzuar për krime lufte nga Gjykata e Hagës. Por, si udhëheqës të serbëve të Bosnjës ata ishin takuar me personalitete të rëndësishme perëndimore, përfshirë ish presidentin Jimmy Carter.

Sidoqoftë, strategjia asokohe ishte ndryshuar dhe ekipet negociuese kishin vendosur të margjinalizojnë Karaxhiqin dhe Mlladiqin dhe ndërkohë të detyronin Millosheviqin, si liderin kryesor serb në rajon, që të marrë përgjegjësinë për luftën dhe negociatat që besohej se do t'i jepnin fund. Sidoqoftë, në rast se Millosheviqi do ta kërkonte atëherë negociuesit do të takonin edhe dy liderët e serbëve të Bosnjes, por vetëm një herë.

"Secilit anëtar të ekipit tonë negociues i kam thënë të vendos vetë nëse dëshiron të shtrëngojë duart me vrasësit masivë. Unë i urreja këta njerëz për shkak të asaj që kanë bërë. Unë nuk ua dhashë dorën edhe pse të dy Karaxhiqi dhe Mlladiqi e provuan ta bënin një gjë të tillë.

Atë mbrëmje Mlladiqi e jo Karaxhiqi ishte figura kryesore.

"Në fillim Karaxhiq ishte i heshtur, por kur dëgjoi kërkesën tonë për tërheqje nga rrethimi i Sarajevës shpërtheu. U çua nga tavolina dhe në një anglishte të kënaqëshme filloi të fliste rreth 'nënshtrimit' dhe vuajtjeve të popullit të tij. Madje kërcënoi se do të thërriste presidentin Carter, gjë në të cilën ne u përgjigjëm se mund ta bënte, megjithatë ne do të intensifikonim bombardimin." Karaxhiqi u qetësua vetëm pasi Millosheviqi i kishte thënë diçka në serbisht.

Dy muaj më vonë lufta në Bosnje mori fund me Marrëveshjen e Dejtonit. NATO-ja kishte autoritetin që të kapte Karaxhiqin dhe Mlladiqin. Arrestimi nuk u bë për 13 vite. Më në fund njëri nga këta vrasës të frikshëm merr rrugën për Hagë. Është imperativ i kohës që Mlladiqi të shkojë pas tij.

Presidenti serb Boris Tadiq meriton lëvdata për arrestimin e Karaxhiqit. Arrestimi i Karaxhiqit nuk është thjeshtë një shënim historik, por largim nga skena i njeriut që ende minonte paqen dhe progresin në Ballkan.

Gjithashtu, ky arrestim është edhe një përkujtues i vlerave të gjykatave për krime lufte. Në Kartumin e largët, presidenti i Sudanit, Omar Hassan al Bashir, që është akuzuar javën e kaluar nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime duhet t'i kushtojë vëmendje këtij lajmi.

XS
SM
MD
LG