Ndërlidhjet

UNMIK nuk lëshon më dokumente udhëtimi


Administrata e OKB-së në Kosovë njoftoi sot se ka ndërprerë lëshimin e dokumenteve të udhëtimit të UNMIK-ut.

"Pas vendimit të Ministrisë së Brendshme të Kosovës, me 14 korrik, sipas të cilit pasaportat e Republikës së Kosovës do të fillojnë t'u lëshohen qytetarëve gjatë këtij muaji, UNMIK-u ka vlerësuar se de facto do të ishte e pamundur të vazhdohet me lëshimin e dokumenteve të udhëtimit nga UNMIK-u", u tha në komunikatën e UNMIK-ut.

Ky vendim nuk prek vlefshmërinë e dokumenteve të udhëtimit që janë në qarkullim.
XS
SM
MD
LG