Ndërlidhjet

Obama për paqen izraelito-palesineze


Barack Obama u zotua të forcojë lidhjet me Izraelin dhe të konsiderojë prioritet kryesor sigurinë e këtij vendi, në rast se zgjedhet president i SHBA-ve.

"Jam këtu për të riafirmuar lidhjet e veçantë ndërmjet Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, përkushtimin tim për sigurinë e Izraelit dhe shpresën se mund të shërbejë si partner efektiv për të sjell paqen e qëndrueshme në rajon" tha kandidati i demokratëve, pas takimit me presidentin e Izraelit Shimon Peres.

Obama vizitoi edhe Bregun Perëndimor ku presidentit palestinez Mahmud Abbas, i ka thënë se do të jetë "partner konstruktiv" në procesin e paqes ndërmjet palestinezëve dhe Izraelit.

XS
SM
MD
LG