Ndërlidhjet

SHBA: Nuk ka shtim të trupave në Afganistan


Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se çfarëdo vendimi për dërgimin e trupave të reja në Afganistan me siguri do të merret nga presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara.

Zëdhënësi i Pentagonit Geoff Morrell tha se Shtetet e Bashkuara nuk mund të dërgojnë trupa shtesë gjatë këtij viti në Afganistan për shkak të kufizimeve që lidhen me luftën në Irak.

Shtetet e Bashkuara, aktualisht kanë rreth 30.000 trupa në Afganistan.
XS
SM
MD
LG