Ndërlidhjet

Sërish takime për programet e Iranit


Mediat iraniane njoftuan se negociatorët e Iranit për energji atomike do të takohen sot në Vjenë me shefin e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore Muhamed El Baradei.

Takimi pason atë të zhvilluar në Gjenevë javën e kaluar, ku gjashtë fuqitë botërore i dhanë Iranit dy javë afat për t'u përgjigjur në kërkesat për ndalimin e pasurimit të uraniumit.

Irani mohon se po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore, duke thënë se programet janë vetëm për qëllime paqësore.

XS
SM
MD
LG