Ndërlidhjet

BE miraton praninë zvicërane në Kosovë


Bashkimi Evropian miratoi praninë e Zvicrës në misionin evropian për rend dhe ligj në Kosovë. Vendimi u morr pa debate në takimin e sotëm të ministrave të brendshëm të BE-së.

Zvicra do të dërgojë disa dhjetëra vetë në misionin që numëron 1900 ekspertë.

Zvicra i bashkohet në këtë mënyrë vendeve që nuk janë anëtare të BE-së, por po kontribuojnë në misionin evropian në Kosovë. Në mesin e këtyre vendeve janë Shtetet e Bashkuara, Norvegjia dhe Turqia.
XS
SM
MD
LG