Ndërlidhjet

Obama dhe Merkel, takim i hapur


Kandidati presidencial amerikan, Barack Obama filloi turneun evropian me ndalesën në Gjermani.

Obama u takua me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Merkel i cilësoi bisedimet si "shumë të hapura" dhe që varionin nga problemet e ekonomisë globale deri tek Irani.

Mbrëmjen e sotme Obama do të mbajë një fjalim në tubimin e hapur në Berlin.

" Njerëzit që do jenë sot në shesh nuk janë votues, çfarë e bën tubimin e sotëm jo politik. Shpresoj që të shihet si artikulim substancial i raporteve që dua të jenë mes SHBA-ve dhe Evropës", tha Obama me të mbërritur në Berlin.

Një ndihmës i Obamës tha se senatori do të kërkojë nga Evropa të marrë më shumë përgjegjësi lidhur me sigurinë globale.
Pas Berlinit Barack Obama do vizitojë Parisin dhe Londrën.
XS
SM
MD
LG