Ndërlidhjet

Karzai pengon luftën kundër narkotikëve


Ish zyrtari amerikan, që ka drejtuar luftën kundër tregtisë së heroinës në Afganistan ka akuzuar presidentin Karzai se ka mbrojtur baronët e drogës.

Thomas Schweich, i cili dha dorëheqjen muajin e kaluar nga Departamenti i Shtetit, në një artikull që pritet të botohet shkruan se qeveria afgane është thellësisht e përfshirë në tregtinë e opiumit.

Schweich në shkrimin e tij thekson se armiqtë e Karzait financohen nga tregtia e heroinës, por dhe miqtë e tij përfitojnë shumë prej saj.

Karzai gjatë një konference për shtyp i hodhi poshtë akuzat.
XS
SM
MD
LG