Ndërlidhjet

KS i OKB-së diskuton sot për Kosovën


Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton sot për gjendjen në Kosovë.

Në takim, do të marrë pjesë edhe shefi i UNMIK-ut Lamberto Zannier dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Skender Hyseni.

Nga Serbia do të marrë pjesë Ministri i Jashtëm Vuk Jeremiq, i cili ka paralajmëruar se do të kundërshtojë rikonfigurimin e UNMIK-ut pa pëlqimin e Këshillit të Sigurimit.

Në seancën, që do të jetë e hapur, do të shqyrtohet raporti i rregullt tre mujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki moon, i cili ka vendosur të fillojë procesin e rikonfigurimit të UNMIK-ut.

Zyrtarët në Prishtinë thanë se presin që pas mbledhjes, procesi i rikonfigurimit të UNMIK-ut të lëvizë me një dinamikë më të shpejtuar.
XS
SM
MD
LG