Ndërlidhjet

SHBA synon zgjidhjen e konfliktit në Abkazi


Asistenti i Zëvendës-sekretarit amerikan të Shtetit Matheu Bryza shkoi në Gjeorgji, për bisedime rreth rajonit të Abkazisë, që kërkon shkëputje.

Ai tha se do të synojë të bind qeverinë e Gjeorgjisë dhe separatistët që të marrin pjesë në bisedimet për paqe me Rusinë, Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë evropiane, javën e ardhshme në Berlin.

Vizita e tij zhvillohet pasi Abkazia, javën e kaluar, refuzoi planin për paqe të paraqitur nga Gjermania, i cili synonte zgjidhjen e konfliktit me Tbilisin.
XS
SM
MD
LG