Ndërlidhjet

logo-print

Pas Gjermanisë, Obama viziton Francën


Në kuadër të turneut të tij në Evropë, kandidati demokrat për president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, qëndron sot në Francë.

Dje, ai iu drejtua qytetarëve në Berlin, ku bëri thirrje për ringjallje të aleancës ndërmjet amerikanëve dhe evropianëve, për të përballuar sfidat me të cilat përballet bota.

Rivali i tij, republikani John McCain e kritikoi Obamën për këtë fjalim. Ai tha se do të donte që të mbante fjalim në Gjermani si president i Shteteve të Bashkuara, jo si kandidat presidencial.
XS
SM
MD
LG