Ndërlidhjet

Qipro: Turqit dhe grekët rifillojnë bisedimet


Udhëheqësit e qipriotëve turqë dhe grekë kanë rënë dakord që të rifillojnë bisedimet që synojnë t'i japin fund ndarjes 34 vjeçare të ishullit.

Bisedimet që priten të fillojnë më 3 Shtator do t'i japin fund bllokimit katër vjeçar të procesit, që erdhi pasi grekët qipriotë hodhën poshtë propozimin e OKB-së për bashkimin e ishullit, propozim që u pranua nga turqit.

Turqia e pushtoi pjesën turke të Qipros në vitin 1974 si kundërpërgjigje ndaj planeve që Qiproja t'i bashkohej Greqisë.
XS
SM
MD
LG