Ndërlidhjet

Vujaçiq: Ankesa në momentin e fundit


Ekipi mbrojtës i ish udhëheqësit të serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiq do të paraqes sot ankesën kundër dërgimit të tij në Gjykatën e Hagës. Svetozar Vujaçiq, avokati i Karaxhiqit tha se do ta dërgojë kërkesën në momentin e fundit, pak minuta se të mbyllen shërbimet postare neë Serbi.

Pas kësaj prokuroria ka tre ditë afat t'i përgjigjet kërkesës. Autoritetet serbe kanë paralajmëruar se i akuzuari për gjenocid dhe krime lufte, Radovan Karaxhiq mund të dorëzohet në Hagë në fillim të javës së ardhshme.

Policia në Serbi ka filluar hetimet rreth rrjetit që ka ndihmuar Karaxhiqin të fshihet.
XS
SM
MD
LG