Ndërlidhjet

logo-print

KS: Prishtina e gatshme për bisedime praktike


Këshilli i Sigurimit po vazhdon debatin për Kosovën, ku po diskutohet dhe raporti i rradhës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon dhe rikonfigurimi i UNMIK-ut.

Ministri i jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni duke iu drejtuar KS-së tha se "vendosja e misionit të BE-së në gjithë territorin e Kosovës i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon". Hyseni kërkoi rikonfigurimin sa më të shpejtë të UNMIK-ut dhe shprehu gatishmërinë e Prishtinës që të fillojë bisedimet me Beogradin për çështjet praktike.

Shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremiç tha se vendi i tij kërkon të zgjidhë çështjen e Kosovës përmes kompromisit dhe kornizës së integrimit në Bashkimin Evropian.
"Duke ndjekur politikën e paqes përmes kompromisit, Ballkani Perëndimor mund të transformohet në një rajon që i bindet rendit dhe ligjit, duke përqafur rrugën e Evropës", tha Jeremiç.
"Vetëm një qasje paqësore përmes kompromisit ka gjasat që të arrijë një zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën, të pranueshme nga të gjitha palët e interesuara", tha Jeremiç.

Por shefi i UNMIK-ut Lamberto Zannier ka pranuar se realiteti në Kosovë ka ndryshuar. Sipas tij qeveria e Kosovës ka marrë përgjegjësitë e një qeverie të një shteti sovran, pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës. Nga ana tjetër, sipas Zannier-it serbët në Kosovë kanë mbajtur zgjedhjet lokale me mbështetjen e Serbisë, zgjedhje që ai i cilësoi të pavlefshme.
"Si pasojë e dallimeve kaq të mëdha, që janë rezultat i drejtimeve të marra nga shqiptarët dhe serbët e Kosovës hapësira në të cilën vepron UNMIK-u ka ndryshuar", theksoi shefi i misionit të OKB-së në Kosovë.

"Derisa unë dhe ekipi im po vëzhgojmë punën e autoriteteve të Kosovës dhe ndërmjetësojmë për të lehtësuar mosmarrëveshjet mes bashkësive, fuqia ime për të imponuar ygjidhje në pjesën më të madhe të territorit në praktikë është zhdukur", tha Zannier.

Ambasadorët e SHBA-ve dhe vendeve të BE-së kanë mbështetur planin për rikonfigurimin e UNMIK-ut.
XS
SM
MD
LG