Ndërlidhjet

Obama e Sarkozy, qëndrime të përbashkëta


Presidenti francez u takua sot me kandidatin presidencial të demokratëve amerikanë, senatorin Barack Obama.
Sarkozy dhe Obama i cilësuan bisedimet si pozitive dhe presin që të zhvillojnë dhe të tjera.

Obama tha para gazetarëve se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa "munden dhe do të arrijnë më tepër" kur janë të bashkuara në çështjet e përbashkëta.

Të dy bashkëbiseduesit kanë rënë dakord s eprogrmaet bërthamore të Iranit paraqesin "një problem jashtëzakonisht të rëndë" dhe se një Iran i paisur me armë bërthamore do të ishte rrezik për Evropën dhe botën.

Obama dhe Sarkozy diskutuan dhe procesin e paqes në Lindjen e Mesme, gjendjen e sigurisë në Irak dhe zhvillimet në Afganistan. Këto të fundit Obama i cilësoi si "kritike".

Sarkozy tha pas takimit se kishte patur një "diskutim mahnitës" dhe me një "ngjashmëri të jashtëzakonshme në pikëpamje" sa i përket ndryshimeve klimatike, reformave institucionale dhe paqes në botë.

Pas Parisit Obama ka udhëtuar drejt Londrës, derisa turneu i tij ndërkombëtar përfundon të djelën.
XS
SM
MD
LG