Ndërlidhjet

Londër: Obama tha se kishte "diskutim të mrekullueshëm" me zotin Brown


Kandidati demokrat për president amerikan, Barack Obama, tha sot se ai kishte një "diskutim të mrekullueshëm" me kryeministrin britanik, Gordon Brown.

Duke folur para gazetarëve në Londër, që është ndalesa e tij e fundit në kuadër të turneut tejoqeanik, senatori Obama tha se për tu ballafaquar me një varg çështjesh botërore, përfshirë Irakun dhe Afganistanin, kërkohen marrëdhënie të fuqishme transatlantike.

Mëtutje ai falënderoi Britaninë për mbështetjen që ka dhënë në Afganistan:

- Unë shpreha mirënjohje, edhe njëherë, për ndihmën e fuqishme të Britanisë së Madhe në çështjet siç është Afganistani. Unë e dij se trupat këtu në Britani kanë paguar çmim të lartë për luftërat në Irak dhe Afganistan. Mendoj se populli amerikan është mirënjohës për gjithë ndihmën që është dhënë, tha Barack Obama.

Mëtutje ai e mbrojti vendimin e tij që të udhëtoj në Evropë dhe në Lindjen e Mesme, duke thënë se problemet me të cilat ballafaqohen shtetasit në SHBA shpeshherë më së miri zgjidhen duke punuar së bashku me aleatët tejoqeanik.
XS
SM
MD
LG