Ndërlidhjet

McCain: Kërkoj nga Kina që t'i liroj të burgosurit tibetianë


Kandidati republikan për president amerikan, John McCain, është takuar me liderin shpirtëror të Tibetit në ekzil, Dalaj Lama.

Pas takimit në shtetin Kolorado, senatori McCain kërkoi nga Kina që t'i liroj të burgosurit tibetianë, që ishin arrestuar në muajin mars të këtij viti, gjatë protestave kundër sundimit kinez në Tibet.

Dalaj Lama e mirëpriti shqetësimin e zotit McCain për të drejtat e njeriut në Kinë, por tha se ai nuk po e mbështeste senatorin McCain në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara në nëntor.
XS
SM
MD
LG