Ndërlidhjet

logo-print

Beograd: Prokuroria po i shqyrton kërcënimet ndaj presidentit Tadiq


Zyra e prokurorit të Serbisë njoftoi sot se po i shqyrton kërcënimet e bëra nga ana e liderëve nacionalistë kundër presidentit pro perëndimor, Boris Tadiq, lidhur me arrestimin e të akuzuarit për krime të luftës, Radovan Karaxhiq.

Gjatë një konferencë për shtyp, Vjerica Radeta nga Partia Radikale serbe, e akuzoi presidentin Tadiq për tradhëti. Ajo tha se për këtë ai mund të pësoj fatin e njejtë sikur Zoran Gjingjiqi, ish kryeministër i Serbisë, që u vra në vitin 2003.

"Ne i përkujtojmë Tadiqit se tradhëtia kurrë nuk harrohet në Serbi", tha Vjerica Redeta dhe shtoi se "secili tradhëtar në historinë e Serbisë e ka marrë dënimin".

Nuk ka pasur komente të menjëhershme nga presidenti Tadiq lidhur me deklaratat e radikalëve. Por, zyra për shtyp e tij ka konfirmuar se zotit Tadiq i ishte dërguar një numër i mesazheve kërcënuese gjatë kësaj jave.
XS
SM
MD
LG