Ndërlidhjet

logo-print

Irlanda: Jo prapë referendum për Traktatin


Sipas sondazhit të organizatës londineze "Open Europe", tre të katërtat e votuesve irlandezë kundërshtojnë mbajtjen për herë të dytë të referendumit për Traktatin e Lisbonës.

Organizata tha se 71 përqind e votuesve janë kundër referendumit.

Irlanda është i vetmi vend i Bashkimit Evropian, që parasheh miratimin me referendum të Traktatit të Lisbonës, i cili për të hyrë në fuqi duhet të ratifikohet nga 27 vendet anëtare. Me 12 qershor, shumica e votuesve irlandezë i thanë jo këtij Traktati.
XS
SM
MD
LG