Ndërlidhjet

Turqi: Sulme ajërore në Irakun verior



Ushtria e Turqisë tha sot se ka goditur 12 pozicione të dyshuara të separatistëve kurdë në Irakun verior.

Separatistët kurdë luftojnë për vetëqeverisje nga Turqia që në vitin 1984 dhe shpesh i përdorin bazat në Irak për të përgatitur sulme ndaj caqeve turke.

Gjatë këtij viti, ushtria turke ka ndërmarrë disa herë sulme ajërore ndaj tyre dhe një ofenzivë tokësore.
XS
SM
MD
LG