Ndërlidhjet

Kisha serbe bekon Karaxhiqin


Radovan Karaxhiqi do të dërgohet në Gjykatën e Hagës për ish Jugosllavinë të mërkurën ose të enjten. Lajmi bëhet i ditur nga avokati i të akuzuarit për gjenocid dhe krime lufte. Vujaçiç megjithatë nuk pranoi të fliste për apelimin e vendimit, duke thënë se Karaxhiqi e kishte ndaluar rreptësisht të tregonte për detajet.

Kisha Ortodokse Serbe i ka dhënë bekimin Karaxhiqit përmes një ceremonie në qelinë e tij.

"Karaxhiqi reflektonte optimizëm dhe besim tek Zoti dhe drejtësia njerëzore", citohet kryepeshkopi serb Amfilohije në faqen e internetit të Kishës Ortodokse serbe.
XS
SM
MD
LG