Ndërlidhjet

Konfirmohet ankesa e Karaxhiqit


Avokati i Radovan Karaxhiqit ka dërguar ankesën kundër vendimit që i akuzuari për gjenocid të dërgohet në Hagë. Lajmi për herë të parë u konfirmua nga Luka Karaxhiq, vëllai i ish udhëheqësit të serbëve të Bosnjës gjatë luftës së viteve '90-të.

Ky i fundit i bëri deklaratat pas vizitës që i bëri në burg të vëllait.

Kisha Ortodokse Serbe i ka dhënë bekimin Karaxhiqit përmes një ceremonie në qelinë e tij.

"Karaxhiqi reflektonte optimizëm dhe besim tek Zoti dhe drejtësia njerëzore", citohet kryepeshkopi serb Amfilohije në faqen e internetit të Kishës Ortodokse serbe.
XS
SM
MD
LG