Ndërlidhjet

Turqi: Gjyq për fatin e partisë në pushtet


Gjykata kryesore e Turqisë filloi sot shqyrtimin nëse duhet të nxjerr jashtë ligjit partinë në pushtet.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim i kryeministrit Recep Erdogan përballet me akuzat se po shkel parimet e kundërlaicizmit të parapara me kushtetutën e Turqisë.

Disa orë para takimit të gjykatësve, dy bomba shpërthyen në Stamboll duke lënë të paktën 16 të vrarë dhe 154 të plagosur.

Governatori i Stambollit tha se " nuk ka dyshim se këto ishin sulme terroriste".

Sidoqoftë, ai hodhi poshtë spekulimet se përgjegjës mund të jenë kryengritësit e Partisë së jashtëligjshme Punëtore Kurde, duke thënë se është ende herët për të emëruar fajtorët.
XS
SM
MD
LG