Ndërlidhjet

logo-print

Sulme në Bagdad dhe Kirkuk


Të paktën 34 persona u vranë dhe mbi 100 të tjerë u plagosën në sulmet e sotme në Irak.

24 persona u vranë dhe mbi 70 u plagosën në dy shpërthimet në Bagdad, që ndodhën në kohën kur besimtarët shiitë mblidhen në qytet për pelegrinazh.

Policia tha se beson që sulmet vetëvrasëse në kryeqytetin irakian janë kryer nga femrat.

Në Kirkuk ndërkaq, të paktën 10 veta u vranë dhe mbi 50 u plagosën, në sulmin që ndodhi në kohën kur mijëra veta protestonin kundër ligjit kundërthënës për zgjedhjet krahinore.


XS
SM
MD
LG