Ndërlidhjet

Bagdad: Nga sulmet vetëvrasëse – së paku 47 të vrarë


Nga tri sulme vetëvrasëse në Bagdad dhe në Kirkuk janë vrarë së paku 47 vetë dhe plagosur afro 200 të tjerë.

Autoritetet në Irak për këto sulme kanë fajësuar femrat vetëvrasëse.

Dy sulme ndodhën në Karrada në Bagdadin qendror, që ishte përplotë me pelegrinë shiitë, të cilët ishin nisur për ta vizutar tempullin Kadhamiya.

Në këto sulme u vranë së paku 25 vetë dhe u plagosën afro 70 të tjerë.

Në qytetin verior, Kirkuk, nga sulmi vetëvrasës me bombë u vranë së paku 22 vetë, që po demonstronin kundër miratimit të ligjit kundërthënës për zgjedhjet lokale. Gjatë këtij sulmi në Kirkuk u plagosën më se 120 vetë.
XS
SM
MD
LG