Ndërlidhjet

logo-print

Ankara: Pritet fillimi i shqyrtimit në gjykatë lidhur me partinë AK


Gjykata Kushtetuese e Turqisë sot e fillon shqyrtimin lidhur me ndaljen apo jo të veprimtarisë së partisë AK në pushtet, që udhëhiqet nga kryeministri Recep Tayyip Erdogan.

Kjo parti akuzohet për shkeljen e parimeve të sekularizmit, që është parim themelor në Kushtetutën e Turqisë.

Disa orë para fillimit të pritur të shqyrtimit të kësaj çështjeje në gjykatë, në Stamboll shpërthyen dy bomba, nga të cilat u vranë së paku 16 vetë dhe u plagosën më se 154 të tjerë.

Guvernatori i Stambollit, Muammer Guler, tha se "nuk kishte dilema se ky ishte një sulm terrorist".

Mëtutje, ai paraqiti spekulime se kryengritësit e Partisë Punëtore të Kurdistanit do të mund të ishin përgjegjës. Megjithatë ai tha se është shumë herët për tu fajësuar dikush.
XS
SM
MD
LG