Ndërlidhjet

Islamabad: Nga sulmi me raketë u vranë 6 vetë


Së paku 6 vetë janë vrarë kur një raketë e shkrepur nga Afganistani e goditi një shtëpi në fshatin Azam Warshak, në provincën Waziristani Jugor.

Nuk është e qartë se kjo raketë a ishte shkrepur nga militantët talibanë ose nga forcat e koalicionit, që po luftojnë kundër tyre.

Banorët e fshatit thanë se në shtëpinë që u godit, kishte ndodhur që të strehoheshin militantët e dyshuar pro talibanë.
XS
SM
MD
LG