Ndërlidhjet

Ahmadinejad: Qasja e re e SHBA-ve, do të ketë përgjigjje pozitive


Presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad, tha se nëse Shtetet e Bashkuara marrin me të vërtetë "një qasje të re" ndaj Iranit, atëherë Teherani do të përgjigjet në mënyrë pozitive.

Në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan, NBC, ai theksoi ndryshimet aktuale në pozicionin e Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit.

Nëse kjo është reale, atëherë "ne do të ballafaqohemi me situatë të re", tha Ahmadinejad.

Komentet e tij u bënë pasi Shtetet e Bashkuara javën e kaluar ndërmorën një hap të pazakonshëm duke e dërguar përfaqësuesin e vet në takimin me negociatorin kryesor iranian në bisedime në Gjenevë lidhur me programin kundërthënës bërthamor të Iranit.
XS
SM
MD
LG