Ndërlidhjet

Titov: Rikonfigurimi në Kosovë shkakton shqetësim serioz


Zëvendës ministri i jashtëm rus, Vlladimir Titov, nuk e ka përjashtuar mundësinë e paraqitjes së "nuancave të reja" në politikën e qeverisë së re të Serbisë ndaj Kosovës.

"Nuancat në pozicionin e qeverisë së re, natyrisht se janë të mundshme, por nuk mendoj se populli serb dëshiron që premtimet për evrointegrime t'i ndërroj për humbjen e një pjese të vendit të vet", i tha zoti Titov së përditshmes "Nezavisnaja gazeta".

Ai mëtutje tha se vendimi i Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, për rikonfigurimin e pranisë ndërkombëtare në Kosovë, shkakton shqetësim serioz.
XS
SM
MD
LG