Ndërlidhjet

Pakistan: Raportohet se është vrarë eksperti për armë i al-Kaidës


Nga Pakistani raportohet se eksperti udhëheqës për armatim kimik i Al-Kaidës, Midhad Mursi al-Sayid Umar, është vrarë nga sulmi me raketë.

Zyrtarët talibanë në hapësirën e Waziristanit Jugor e konfirmuan për radiotelevizionin publik britanik se al-Sayid Umar është vrarë nga sulmi amerikan, nga i cili u vranë së paku gjashtë vetë.

Shtetet e Bashkuara kishin shpallur çmimin prej 5 milionë dollarësh për këtë person.

Al-Sayid Umar ishte i dyshuar se udhëheqte kampe stëvitore të terroristëve në Afganistan.
XS
SM
MD
LG