Ndërlidhjet

logo-print

Prishtinë: Suspendohet drejtori i përgjithshëm i Doganave të Kosovës


Ministri i ekonomisë dhe financave, Ahmet Shala, ka suspenduar sot drejtorin e përgjithshëm të Doganave të Kosovës, Naim Huruglica.

Ky suspendim u bë vetëm disa orë pasi në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Hashim Thaçi, kërkoi që të shqyrtohet përgjegjësia për tre kamiona – cisterna me material të dyshuar toksik, që gjenden në një depo të Trepçës afër Mitrovicës.

Në njoftimin e Ministrisë për ekonomi dhe financa theksohet se kjo masë është ndërmarrë në bazë të vendimit të Qeverisë.
XS
SM
MD
LG