Ndërlidhjet

Moskë: Filloi gjykimi i 9 të rinjëve për vrasje me motive raciste


Nëntë të rinjë rusë, pjesëtarë të grupeve "skinhead", janë paraqitur para një gjykate në Moskë për dy vrasje me motive rasiste.

Sergei Nikolayev, shahist profesional 46 vjeçar me pamje aziatike dhe Galidzhan Gulyashov, 37 vjeçar, pastrues i rrugëve nga Uzbekistani, janë vrarë në dy sulme të ndara në tetor të vitit 2007.

Procesi gjyqësor i 13 pjesëtarëve të tjerë të një grupi "skinhead", që akuzohen për vrasjen e 20 personave me lëkurë të zezë ose me pamje aziatike, gjatë viteve 2006-2007, pritet të filloj së shpejti.
XS
SM
MD
LG