Ndërlidhjet

Turqi: Vazhdon debati për partinë kryesore


Gjykata Kushtetuese në Turqi edhe sot vazhdon shqyrtimin nëse do të nxjerr jashtë ligjit partinë në pushtet të kryeministrit Recep Erdogan.

Shqyrtimi ka filluar dje dhe do të vazhdojë deri në marrjen e vendimit.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim përballet me akuzat se po shkel parimet laike të parapara me Kushtetutë.

Vetëm disa orë para takimit të gjykatësve, në Stamboll humbën jetën të paktën 17 persona, në dy shpërthime. Shtetet e Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe NATO-ja dënuan sulmet duke i cilësuar "akte të urryera terroriste".
XS
SM
MD
LG